“Ai e do klubin” - agjenti i Kloppit jep një përditësim për të ardhmen e trajnerit te Liverpooli

Agjenti i Jurgen Kloppit ka sqaruar spekulimet për dorëheqjen e tij si trajner i Liverpoolit, duke këmbëngulur se gjermani do të mbetet në klub.

Pas betejave të vazhdueshme të Liverpoolit në fushë, spekulimet mbi të ardhmen e Kloppit kanë qenë të shumta, me disa që sugjerojnë se ai mund të japë dorëheqjen nga posti i tij si trajner.

Agjenti i Kloppit, Marc Kosicke, ka dalë dhe ka mohuar thashethemet e tilla, duke shpjeguar dashurinë e tij për klubin.

Cituar nga Florian Plettenburg, Kosicke tha: “Mund të siguroj se Jürgen Klopp nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga Liverpool FC. Fakti që mund të shfaqen probleme këtë sezon për shkak të sezonit të kaluar intensiv është marrë parasysh nga pronarët e klubit para fillimit të sezonit”.

“Jurgen gëzon mbështetjen e njerëzve në krye dhe është në kontakt të rregullt me ëta. Ai e do klubin, ekipin e tij dhe tifozët dhe është i vendosur të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses tranzicionin në Liverpool. Ai nuk e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2026 per asgje”.

Humbjet radhazi në Premierligë ndaj Nottingham Forestit dhe Leeds Unitedit do të thotë se ata janë në vendin e nëntë në tabelë pas 12 ndeshjesh, rreth 16 pikë prapa liderit të ligës, Arsenal. /Zeri.info