Atletico Madridi s’ia del të sigurojë as kalimin në Ligën e Evropës, eliminohet nga garat evropiane

Atletico Madridi e ka mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në pozitën e fundit në Grupin B, duke mos arritur që të paktën të kalojë në Ligën e Evropës.

Ish-finalistët e Ligës së Kampionëve dikur kanë pësuar humbje 2:0 nga Porto në udhëtim.

Teremi në minutën e pestë dhe Eustaquio në minutën e 24-të kanë realizuar për portugezët për t’u kualifikuar në 1/8-tën e finales nga pozita e parë në grup.

Në takimin tjetër të po këtij grupi, Bayer Leverkuseni ka barazuar pa gola me Club Bruggen dhe kësisoj kanë arritur të sigurojnë plasmanin në Ligën e Evropës nga vendi i tretë.