Liverpool – Napoli dhe Plzen – Barcelona, publikohen formacionet startuese
Dy takimet tjera interesante të mbrëmjes së sotme në rrethin e pestë të fazës së grupeve do të luhen në Angli dhe Çeki.
Liverpooli dhe Napoli sfidohen në “Anfield Road” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Napoli ka 15 pikë në vendin e parë, tri më shumë se Liverpooli që zë vendin e dytë. Të dy skuadrat janë kualifikuar në 1/8 e finales.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Fabinho, Van Dijk, Konate, Thiago Alcantara, Milner, Firmino, Salah, Jones, Tsimikas, Alexander-Arnold.
Napoli: Meret, Kim, Osimhen, Olivera, Politano, Di Lorenzo, Ostigard, Lobotka, Kvaratskhelia, Ndombele, Anguissa.
Nga po i njëjti orar, takim për “prestigj” luhet në “Doosan Arena” me Viktoria Plzenin dhe Barcelonën që takohen për takimin e fundit të Grupit C.
“Katalunasit” nuk kanë arritur të kalojnë grupin dhe garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Evropës.
Plzeni në anën tjetër është pa pikë në vendin e fundit pa asnjë gjasë të kalojë tutje.
Formacionet zyrtare:
Plzen: Stanek, Hejda, Pernica, Pilar, Chory, Jemelka, Kalvach, Holik, Jirka, Vlkanova, Ndiaye
Barcelona: Pena, Bellerin, Pique, Fati, Ferran Torres, Alonso, Jordi Alba, Kessie, Raphinha, Gavi, Torre.