Kurti takohet me liderin e Partisë Laburiste në Londër, flasin për zhvillimet aktuale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Britaninë e Madhe, ku u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer.

Bëhet e ditur se në këtë takim janë diskutuar një sërë temash, për zhvillimet aktuale dhe për luftën në Ukrainë, raporton Zeri.info.

“Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti njoftoi Starmerin për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike.

“ Sir Keir Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje Kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë. /Zëri