Një i vdekur nga aksidenti në Rekë të Mitrovicës

Sot rreth orës 16:00 është raportuar një aksident në magjistralen Mitrovicë-Podujevë, saktësisht në Rekë.

Lajmin për “Zëri” e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut, i cili ka thënë se viktimë është 67-vjeçari.

“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë ai. /Zëri