Iniesta: Modriq është një nga mesfushorët më të mirët ndonjëherë

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka cilësiar ish-kundërshtarin e tij, Luka Modriqin, si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Iniesta u përball me Modriqin në disa raste gjatë kohës së tij në Barça, ndërsa ata u angazhuan në një numër betejash të paharrueshme kundër rivalëve kryesorë Real Madrid.

Ndërsa fituesi i Kupës së Botës u transferua në Vissel Kobe në vitin 2018, Modriqi është ende i fortë në moshën 37-vjeçare me Blancos.

Iniesta tani e ka pranuar shkëlqimin e kroatit dhe e ka lavdëruar atë që ka vazhduar në nivelin më të lartë për kaq shumë vite.

“Ne jemi lojtarë me profile të ndryshme, por në të njëjtën kohë të ngjashëm për sa i përket pozicionit në fushë, konceptimit të lojës, menaxhimit të topit... Ai është një nga mesfushorët më të mirë që ka dhe do të jetë ndonjëherë. Ai është një referencë për ekipin e tij dhe nuk është e lehtë të kalosh kaq shumë vite në një klub si Madridi duke bërë diferencën”, tha Iniesta për “AS”, percjell Zeri.info.

Ish-reprezentuesi spanjoll ka pranuar gjithashtu se ai e konsideron treshen e vjetër të mesfushës së Madridit, Toni Kroos, Casemiro dhe Modriq, të jenë në të njëjtën klasë me atë ku ai luajti te Barça së bashku me Sergio Busquets dhe Xavi.

“Ajo treshe e Madridit është një nga më të mirat që ka ekzistuar ndonjëherë. Ata kanë fituar shumë tituj dhe pa dyshim ai është një nga më të mirët, ashtu si ne. Ajo që kam shijuar duke luajtur përkrah Xavi dhe Busit, nuk e kam përjetuar më”, tha ai. /Zeri.info