Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për disa vjedhje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje.
Bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
PK-ja bën të ditur se i arrestuari është G.B., 19-vjeçar që pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
– G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim. /Zëri