Dy të lënduar nga aksidenti në Vragoli [video]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Vragoli dhe në të kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.

Si pasojë dy persona janë lënduar, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, transmeton Zeri.info.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Kelani. /Zëri