Një prind publikon fotografi nga QKUK-ja, thotë se foshnja iu la në inkubator dy orë pa ngrohje [foto]

Një prind ka akuzuar mjekët e Klinikës së Neonatologjisë së QKUK-së për neglizhencë.

Përparim Klinaku, përmes rrjeteve sociale, ka denoncuar neglizhencën e mjekëve, duke publikuar një fotografi të vajzës së tij pesëditëshe në inkubator, ndërsa thotë se aty u la për dy orë pa nxehëse, transmeton Zeri.info.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të prindit në lidhje me rastin:

Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia qe te vetedijesoheni?!

Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!

BOLL BRE MA SE NA KENI LODHE, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!!!