Dhunë në familje në Rahovec, dy meshkuj rrahin një femër

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një femër, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt, transmeton Zëri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri