Konfiskohen lëndë narkotike në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Të hënën në Kamenicë policia ka konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur marihuanë, me peshë rreth 46.9 gramë, transmeton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 46.9 gramë, si dhe një peshore”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri