Aksident mes dy veturave e një traktori në Klinë, tre të lënduar

Një aksident trafiku në mes të dy veturave dhe një traktori ndodhi të hënën në Klinë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, ndërsa si pasojë lëndime trupore pësuan tre meshkuj, të cilët pas tretmanit mjekësor u liruan, transmeton Zeri.info.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një traktori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri