Rrahu një femër, arrestohet llapjani

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi ka sulmuar fizikisht një femër, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri