Policia i gjen dy pushkë në një shtëpi në Han të Elezit

Policia ka konfiskuar dy pushkë të hënën në Han të Elezit.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë të të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe katër fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri