Fletëqortimi i parë për targa u dha mbrëmë në Jarinjë [video]

Policia e Kosovës ka dhënë fletëqortimin e parë për riregjistrim të automjeteve në RKS në vendkalimin kufitar në Jarinjë pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për riregjistrim.

Një veturës, e regjistruar me targa KM, e cila drejtohej nga një femër, i është dhënë fletëqortimi i parë mbrëmë sapo ka hyrë data 1 nëntor, transmeton Zeri.info.

Ajo deklaroi shkurt për mediat serbe se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin kufitar dhe se punonjësit e Policisë ia kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për riregjistrim.

Siç ka shtuar, ajo nuk planifikon ta regjistrojë veturën në RKS, por është në pritje të vendimit nga Beogradi zyrtar. /Zëri