Policia mban ligjërata për ngacmimet seksuale në shkollat e Shtimes

Policia e Kosovës ka organizuar disa ligjërata në shkollat e Shtimes, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative në shoqëri.

Një ndër temat ishte edhe ngacmimet seksuale dhe i njoftoi për masat ndëshkimore për këto raste, raporton Zeri.info.

Këto ligjërata u mbajtën në shkollat e fshatrave Carralevë dhe Zborc, “Abdullah Shabani”, në shkollën e fshatit Pjetershticë “Idriz Ajeti” dhe në shkollën e fshatit Muzeqinë “Lasgush Poradeci”.

Përveç kësaj, nxënësit u njoftuan për detyrat dhe përgjegjësit që ka Policia në trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual.

“Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje te nxënësit, duke qenë bashkëbisedues. Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!”, thuhet në komunikatë. /Zëri