Nexhat Krasniqi kthehet si udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
Ndriqim Mustafa nuk do të jetë më zyrtar përgjegjës në pozitën e udhëheqësit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kjo është bërë e ditur nga një vendim i sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, të cilin vendim e ka publikuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
Sipas këtij vendimi, është shfuqizuar krijimi i njësisë së përbashkët të prokurimit, si dhe Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, me të cilin Nexhat Krasniqi është kthyer në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit të ish-MI-së.
Ndërsa, Ndriqim Mustafa, në bazë këtij vendimi, është kthyer në pozitën udhëheqës i Divizionit të Prokurimit vetëm për pjesën e ish-MMPH-së.