Mungesë e kujdestarisë, Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj s’funksionon gjatë natës
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në komunën e Ferizajt po ballafaqohet me mungesë të stafit të kujdestarisë gjatë natës. Qytetarët po ankohen se nuk po marrin shërbimet mjekësore duke fajësuar për këtë gjendje komunën dhe drejtorinë e shëndetësisë.Që nga muaji Korrik në urgjencën e qendrës kryesore familjare në komunën e Ferizajt nuk po funksionon kujdestaria gjatë natës.
Komuna ka shtuar numrin e objekteve, por jo edhe stafin shëndetësor. Të gjithë këtë nuk po e shohin të arsyeshme qytetarët e kësaj komune.
Tutje qytetari, Bajram Haxha po i lë në faj drejtorinë dhe komunën.
Drejtori i shëndetësisë, Kemajl Emini, shpreh disa nga arsyet që nuk ka kujdestari të mjaftueshme.
“Në bashkëpunim me organizatën KATAR për qendrën numër dy e kemi një projekt për 1.7 milionë ndërtim të ri të atij objekti kjo ka qenë një ndër arsyet, pastaj përfundimi i kontratës me karitasin dhe kërkesat në vazhdimësi…. dhe mungesa e puntorëve në QKMF në Ferizaj”, tha Emini.
Gjatë muajit Prill të këtij viti, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 në komunën e Ferizajt u ndërpre shërbimi i kujdestarisë së natës, si pasojë e mungesës së stafit./teve1