Iu gjetën pesë armë dhe mbi 500 fishekë, arrestohet 55-vjeçari nga Vitia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 55-vjeçar në Viti për armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit H.A., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar:

Një (1) Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA

Një (1) pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06

Një (1) revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm,

Një (1) revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR

Një (1) revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit 22Long rifle

37 copë fishekë dhe një tytë e revoles.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri