Plagoset prishtinasi, i dyshuari në arrati

Një person është dërguar në QKUK, pasi pas një mosmarrëveshjeje është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Mato”, më 06.10.2022, rreth orës 03:35, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi pas një mosmarrëveshjeje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri