Vdes vëllai i Isa Mustafës

Ka vdekur mëngjesin e sotëm vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, Ragipi.

Vëllai i ish-kryeministrit po vuante nga një sëmundje dhe sot ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë - Prishtinë, në orën 15:30.