Arrestohet një vushtrrias, po bashkëjetonte me një të mitur qe një vit

Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një femër të mitur.

Sipas Policisë, ai kishte filluar bashkëjetesën me të miturën në vitin 2021.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Zeri.info.

“Më datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën, femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri