Chelsea fiton bindshëm ndaj Milanit
Chelsea ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit në kuadër të fazes së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultat 3-0.
Golat për “Blutë” u shënuan nga Fofana (24’), Aubameyang (56’) dhe James (62’).
Me këtë fitore, Chelsea zë vendin e dytë me katër pike, aq sa ka edhe Milani në pozitën e tretë. /Zeri.info