Vret veten aksidentalisht një person në Zubin Potok

Policia po heton një vdekje në Zubin Potok.

Atje raportohet se një person ka qëlluar veten me pushkë gjuetie, duke pësuar plagë vdekjeprurëse.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri