Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Presidenca ka njoftuar se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.
“Presidentja Osmani vlerëson se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe falënderon ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij”, thuhet në njoftim.
Sipas presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën.
Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin e kulturën. /Zëri