Mitrovicasi raporton në Polici se i është zhdukur gruaja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 06:00 një burrë nga Mitrovica ka raportuar gruan e tij si person të zhdukur.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante”, thuhet në raport. /Zëri