Daloti i Man Utd i kërkuar nga shumë klube evropiane
Pesë klube evropiane, Barcelona, Juventusi, Atletico Madridi, Roma dhe Milani kanë shfaqur interes për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Manchester Unitedi, Diogo Dalot, sipas “Fichajes”, percjell Zeri.info.
Kontrata ekzistuese e yllit portugez me “Djajtë e Kuq” skadon në fund të sezonit 2022-23 dhe ai do të jetë i disponueshëm falas nëse klubi nuk e lidh atë me një kontratë të re.
Këtë sezon, lojtari është paraqitur në tetë ndeshje në të gjitha garat ka ku regjistruar dy asistime.
Më parë, mbrojtësi ka qenë pjesë e Milanit, teksa ka bërë karrierë edhe te Porto. /Zeri.info