Sulmi seksual ndaj Nikqit, reagon kryetari i Pejës

Kryetari i Pejës ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistets Mrika Nikqi.

Ai ka dënuar ashpër këtë sulm, duke thënë se për këtë rast duhet të reagojnë të gjithë.

“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh.

Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!”, shkroi ai. /Zëri