Rizvanolli: KRU-të në Kosovë do të bëhen me panele solare

Ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se ministria e saj ka shqyrtuar potencialin që të gjitha ndërtesat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit për instalimin e paneleve solare.

Rizvanolli ka bërë të ditur se do të hapet thirrja për kompanitë që dëshirojnë të marrin pjesë në instalimin e këtyre paneleve.

“Falënderoj USAID Kosovo për ndihmën e ofruar për auditimin energjetik të objekteve dhe studimin e fizibilitetit”, shtoi ministrja Rizvanolli. /Zëri