Nkunku kryen testet mjekësore me Chelsean

Christopher Nkunku ka kryer teste mjekësore me Chelsean, siç konfirmohet nga mediumi gjerman “Bild”, përcjell Zeri.info.

Chelsea dërgoi një ofertë për kontratë afatgjatë për Nkunkun për të përgatitur marrëveshjen për vitin 2023.

Nuk është përfunduar ende, pasi Chelsea dhe Leipzigu do të flasin për çmimin e transferimit.

Klauzola e lirimit të tij është prej 60 milionë euro. /Zeri.info