Muzeu Etnologjik pasurohet me tri eksponante të vjetra mbi 70 vjet
Agim Malazogu nga Prishtina ka dhuruar vullnetarisht tri eksponante të familjes së tij për Muzeun Etnologji,
Në njoftim thuhet se përveç vlerave etnokulturore, artistike, ato paraqesin edhe historinë dhe kujtesën familjare të familjes Malazogu, pasi të tre eksponatet janë përdorur nga Myzaqete Malazogu (nëna e Agimit) e cila jeton në Prishtinë dhe është 92 vjeçare.
Eksponatet e dhuruara janë:
1. Djep - i punuar në vitin 1952, i dekoruar bukur me motive dhe ngjyra te ndryshme.
2. Kusi dhe saxhak për larjen e teshave.
3. Gjergjefi nga druri, për punimin e tekstileve. /Zëri