Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti sjellin himnin për Prishtinën

Një himn për Prishtinën sapo ka ardhur nga dy artistët, Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti.

Kënga quhet “Sa shumë të dua Prishtinë” dhe i dedikohet tifozërisë së flaktë të skuadrës së kryeqytetit, por edhe Prishtinës së bukur e të sportit, të trofeve dashurisë nga i madh e i vogël për këtë qytet.

Aktori i njohur Shkëlqim Bunjaku, i cili është regjisori i klipit fantastik, duke publikuar në rrjetin e tij social këtë video, ka shkruar: “E di që është ma e pakta kjo që kemi ba për ty. Ti meriton shumë ma shumë. Se ti je ajo që na rrite me shumë dashuri e ndjenja që i kemi lanë në memoriet e kujtimeve të kafeneve dhe rrugëve tua. Dashurinë që kemi për ty nuk mundemi me tregu me një këngë. Jemi të vegjël para teje.

Por ja që pas gjithë atyre sakrificave u munduam ta bëjmë ty këtë dhuratë.

E falënderoj vëllain tim Besim A. Bunjakun për këtë tekst dhe këngë që ia dha Prishtinës dhe që e kënduan kaq bukur me ideatorin dhe këngëtarin tjetër, shokun tim të jetës Gazmend Mehmetin, që nuk më la asnjëherë vetëm. Një falënderim i veçantë shkon për Video Art dhe të gjithë ekipin punues.

Që nga aktorët që gjetën kohen e tyre deri tek ata që e ndihmuan videoklipin financiarisht. Me falni nëse ju kam mundu gjatë xhirimeve, por ja që Prishtina jonë e meriton këtë djersë dhe DASHURI. Sa shumë të dua Prishtinë!”.

Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë dhe do ta bëni edhe ju hitin tuaj. /Zëri