Arrestohen tre persona në Obiliq, kapen duke bërë shitblerje të drogës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, pasi të njëjtët janë hasur duke bërë shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 27.09.2022, rreth orës 16:05, në Obiliq, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar nga policia tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtët janë hasur duke bërë shitblerjen e paautorizuar të substancave narkotike. Te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë centë), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 karikatorë, 27 fishekë, 2 telefona celularë, 1 palë dylbi, 1 këllëf të revoles, 20 CHF dhe 1 qese me 10 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”. /Zëri