Nga 32 testime, një rast i ri me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh për situatën me pandeminë në Kosovë.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve janë testuar 32 mostra, ku vetëm një ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Po ashtu është bërë e ditur se janë shëruar edhe shtatë persona nga koronavirusi.
Aktualisht në Kosovë janë 41 raste aktive me COVID-19. /Zëri