Ante Zhivkoviq fitues i parë i maratonës së Prishtinës

Kroati, Ante Zhivkoviq është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës.

Sot është mbajtur “Prishtina Marathon 2022” që organizohet nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.

Plotë 784 garues janë bërë pjesë e kësaj maratone që do të vrapojnë në shtegun e gjatë prej 42 kilometrave.

Ndërsa, fituesi është Zhivkoviq pasi ka triumfuar me kohë 2 orë e 40 minuta.

Këtë vit është mbajtur maratona e plotë, 42 kilometra e 195 metra, në Prishtinë. Pasi në të kaluarën mbahej gjysmë maratona.