Lirohet nafta, këto janë çmimet e derivateve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar raportin për tavanin e çmimeve të derivateve.

Sipas këtij raporti, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.57 euro, kurse për benzinë 1.35 euro.

Pra, sot nafta është një cent më lirë sesa dje.

“Çmimi maksimal i lejuar për produktin gaz është 75 centë”, thuhet në njoftim.

Këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme. /Zëri