Pensionistët i presin me lule e pankarta deputetët, kërkojnë ndryshim të ligjit

Dhjetëra pensionistë kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës me moton: “Dinjitet për pensionistët”, raporton EO.

Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta në duar e disa të tjerë lule, për t’u dhuruar deputetëve, me ç’rast po kërkojnë ndryshimin e ligjit që i detyron të paraqiten çdo gjashtë muaj për pensione.