Prindi thotë se vajza e tij 8-vjeçare u ngacmua në Parkun “Te Pishat” në Sllatinë

Kosova u trondit javë më parë nga akti makabër i dhunimit të 11-vjeçares në një park të Prishtinës.

Prandaj qytetarët u shqetësuan pasi edhe parqet nuk janë më të sigurta për t’i lënë vetëm.

Një rast i ngjashëm dyshohet se ka ndodhur në Parkun “Te Pishat” në Sllatinë, ku një prind është ankuar se një person i është afruar vajzës së tij 8-vjeçare duke shfrytëzuar kohën e mbrëmjes dhe i është drejtuar vajzës me fjalët “ a po vjen shëtisim në Pisha”.

Sipas prindit fëmiju ka qenë 10 m larg prindit dhe se i ka treguar për rastin.

“Një axh me tha hajde shetisim po une nuk e njofta e as nuk është shok i babit”, i ka thënë 8-vjeçarja prindit të saj.

Rasti pretendohet se ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe burri ka qenë i moshës mesatare.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen e këtij parku, ku bëhet apel që të kenë kujdes dhe prindërit të mbajnë fëmijët afër. /Zëri