Dy pjesëtarët e parë të FSK-së diplomojnë për kursin për sulme ajrore në SHBA
Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kaluar një kurs rigoroz 10-ditor për të fituar aftësitë e sulmit ajror në Ioëa, gjatë gushtit dhe shtatorit 2022.
Garda Kombëtare e Ioëas, ka uruar pjesëtarët e parë të FSK-së që kanë kryer këtë kurs, transmeton Zeri.info.
“Na ndihmoni të bëjmë një urim të madh për Ushtarët dhe Pilotët që u diplomuan në kurset e Sulmimit Ajror. Një urim special për dy miqtë tanë nga Kosova, të cilët u bënë anëtarët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që fituan krahët e tyre në një kurs të sulmeve ajrore të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowas. /Zëri