Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.
Bëhet e ditur se u vlerësuan marrëdhëniet e mira, si dhe u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.
“Presidentja Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok. /Zëri