Pse Shtatori është muaj ideal për pushime
Shtatori në Turqi konsiderohet të jetë koha më e këndshme për pushime.
Shumë njerëz zgjedhin shtatorin për t’i kaluar pushimet e tyre, për shumë arsye, një ndër to është moti më i but, plazhet me më pak njerëz, por edhe çmimet më të volitshme.
Janë shumë avantazhe që nga çmimet e lira deri tek relaksi në kuptimin e plotë të fjalës dhe kur të ktheheni nuk do të keni nevojë të thoni: “Kam nevojë për pushime të tjera”.
Plazhet e qeta, pa muzikë në kupë të qiellit, pa shumë zhurmë do t’ju japin mundësinë të ndjeni zhurmën e valëve dhe puhizën e erës, një terapi e vërtetë për qetësinë e mendjes.
Në shtator, kur fluksi bie, ju mund të shijoni pjatën tuaj të preferuar të plotësuar në gjithë elementet e saj, pasi fluksi i pushuesve është më i vogël dhe për këtë kuzhinat e resorteve e bëjnë më të mirën për ushqimin.
Së fundi, specialistët e shëndetit rekomandojnë pushime në shtator për të moshuarit dhe personat me probleme kardiovaskulare dhe të presionit të gjakut.
Për këtë Eurokoha ka përgatitur një paket udhëtimet All Inclusive në disa prej resorteve më të mira të Turqisë.
Ju mund të zhgjedhni një nga resortet më të mira për të kaluar pushimet në shtator me çmime speciale në Belek, Side, Kemer, Alanya etj.