Ashensori u lëshua me shpejtësi pas ndërprerjes së rrymës, lëndohet një femër në Fushë-Kosovë

Një femër është lënduar në një ashensor në Fushë-Kosovë.

Siç raporton Policia, ajo u lënduar deri sa ishte në ashensor ku nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar. /Zëri