Shtiu me armë zjarri në aheng, arrestohet një person në Hajvali

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, rreth orës 23:02, në Hajvali, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas PK-së, njësitet policore menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes kanë gjetur si prova materiale 10 gëzhoja dhe i dyshuari është arrestuar.

Derisa i njëjti ka dorëzuar armën, e kalibrit 9 mm, në Polici, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri, me ç’rast në vendin e ngjarjes ka gjetur 10 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka shtënë me pistoletë gjatë ahengut familjar dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë pistoletë të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë. /Zëri