Koreografi Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovën në “Jerusalem Solo Dance Festival” në Izrael

Koreografi i njohur kosovar, Robert Nuha ka njoftuar se do ta përfaqësojë vendin tonë në festivalin “Jerusalem Solo Dance” të organizuar nga koreografja e njohur izraelite me famë botërore, Miriam Engel, raporton Zeri.info.

“I Lumtur që do të përfaqësoj Kosovën në Izrael në festivalin Jerusalem Solo Dance Festival i organizuar nga Miriam Engel!Me këtë rast unë do qëndroj në Jerusalem në rezidencë artistike nga 22 Gusht deri në 9 Shtator ku do ta mbyllë këtë eksperiencë me Premierë Botërore të Dansit Bashkëkohor "Mechanical"”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Nuha falënderoi ambasadën e Kosovës në Izrael si dhe ambasadoren Ines Demiri për mbështetjen e dhënë. /Zëri