Vjehrra nga Vitia rrah nusen e djalit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:00 është raportuar një rast i dhunës në familje në Viti.

Ankuesja ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj dhe se ajo posedon raport mjekësor për lëndime trupore.

“Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar”, thuhet në raport. /Zëri