Presidenti Begaj takohet me Kurtin

Presidenti i Shqipërisë në kuadër të vizitës së tij dy ditore është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai fillimisht u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja dhe pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Mirëpo, Begaj është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai gjatë kësaj vizite dy ditore do të takohet edhe disa nga liderët e partive opozitare si dhe do të bëjë homazhe te varrezat në Prekaz. /Zëri