Zyrtare: Nico i Barcelonës huazohet te Valencia

Barcelona e ka huazuar për një vit te Valencia mesfushorin Nico Gonzales.

Lajmin e bëri të ditur vetë Valencia, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Gonzales paraprakisht nënshkroi kontratë me katalunasit e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Ai do të qëndrojë të “Lakuriqët” deri në verën e vitit të ardhshëm.