Arrestohet 33-vjeçari nga Skenderaj, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin L.S., 33-vjeçar në Skenderaj, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosvës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kekruar nga shteti i Francës”, thuhet në njoftim.

PK-ja bën të ditur se pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Zëri