Zyrtare: Enis Bardhi transferohet te Trabzonspori

Enis Bardhi është tranaferuar te skuadra turke, Trabzonspor, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet ekipi turk, me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Me Trabzonsporin, Bardhi ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Bardhi, së fundmi ishte pjesë e Levantes, teksa tani karrierën e tij do ta vazhdojë te Trabzonspori. /Zeri.info