SHBA-ja zbulon komplotin për të vrarë John Bolton

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara bën me dije se ka zbuluar një komplot për të vrarë ish-këshilltarin e sigurisë të Donald Trump, John Bolton.

Sipas departamentit, pas këtij atentati fshihet një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, i cili dyshohet se pagoi për 300 mijë dollarë disa individë për të kryer vrasjen.Dyshimet kryesore janë se Poursafi donte të hakmerrej ndaj Bolton për vrasjen e Komandatit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit, i cili humbi jetën në 2020 nga një sulm me dron.

Poursafi i kërkoi një personi të bënte fotografi të Bolton, me pretendimin se i duheshin për një libër.Hetuesit thanë se më pas, Poursafi e kontaktoi informatorin në një aplikacion ku dërgohen mesazhe të koduara dhe i ofroi personit 250,000 dollarë për të angazhuar dikë për të eliminuar John Bolton. Kjo shumë më pas u rrit deri në 300,000 dollarë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bolton falënderoi Departamentin e Drejtësisë për masat e ndërmarra./a2